Gjendet e vdekur shkencëtarja amerikane
09 korrik 2019
| 15:36
Një shkencëtare amerikane e cila ishte zhdukur pa lënë gjurmë në Kretë të Greqisë është gjetur e vdekur.
Policia greke ka gjetur trupin 59-vjeçares, Suzanne Eaton, sipas Institutit Max Planck, në Universitetin e Drezdenit në Gjermani ku ajo punonte.
Por, autoritetet lokale “ende nuk kanë përfunduar hetimin e tyre në lidhje me ngjarjen”, bën të ditur Instituti në një deklaratë.
Shkencëtarja Eaton, ishte zhdukur në mënyrë misterioze në ishullin grek më 2 korrik teksa kishte dalë për vrap.
Ajo punonte në Institutin Max Planck dhe kishte shkuar në Greqi për një konferencë.