Gjendet i vdekur 14-vjeçari, para 10 vjetësh iu mbyt edhe vëllai në lumin e Semanit
11 gusht 2022
| 12:01
Është gjetur trupi i pajetë i 14 vjeçarit që ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme në lumin e Semanit në Shqipëri.
Fillimisht, policia i ka gjetur rrobat e viktimës, derisa më pas kanë arritur që ta gjejnë edhe trupin e pajetë.
Nga mediat është raportuar se 14-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar. Fqinjët e tij kanë treguar se kjo nuk është e para fatkeqësi për familjen, pasi 10 vite më parë i është mbytur edhe një tjetër djalë në të njëjtin vend.