Gjendet i vdekur në banesë, ambasadori i Kinës në Izrael
17 maj 2020
| 10:24
Ambasadori i Kinës në Izrael, Du Wei, është gjetur i vdekur në banesën e vet në periferi të Tel Avivit, raportojnë mediat izraelite.
Du, 58 vjeç, u gjet i vdekur në shtratin e tij dhe shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet, shkruan BBC.
Ai u emërua ambasador i Kinës në shkurt pasi kishte shërbyer më parë si i dërguari i Kinës në Ukrainë.
Ambasadori ishte i martuar dhe kishte një djalë, por familja e tij nuk besohet të ketë qenë në vend. Ai jetonte në periferi të Tel Avivit të Herzliya.