Gjendet i vdekur në Beograd një nga kritikët më të zëshëm të Vladimir Putinit
Lajmin e vdekjes së tij e kanë konfirmuar drejtuesit tjerë të restorantit Zima në Soho, Londër.
Alexei Zimin, një shef kuzhine i njohur rus dhe një nga kritikët më të mëdhenj të Vladimir Putinit për luftën në Ukrainë, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Beograd, në moshën 52-vjeçare.
Lajmin e vdekjes së tij e ka konfirmuar restoranti Zima në Soho, Londër, nëpërmjet një njoftimi në Instagram, shkruan BBC.
Zimin, ishte larguar nga Rusia pas kritikave të tij ndaj pushtimit të Krimesë nga Vladimir Putin, dhe prej disa vitesh jetonte në Londër.
Ai ishte pronar i restorantit ‘Zima’ dhe kishte pasur një show të njohur kulinar në televizionin rus, i cili u ndërpre papritur në vitin 2022 pas qëndrimeve të tij anti-luftë.
Po ashtu, ai kishte shkruar një libër të titulluar Anglomania, të cilin ishte duke e promovuar së fundmi.
Ai ishte një kritik i ashpër i luftës dhe pas pushtimit të Ukrainës, ai ishte shprehur “Rusia do të jetë e lirë një ditë”.
Në maj të vitit 2022, 52-vjeçari tha për BBC-së restoranti i tij kishte qenë në shënjestër të kërcënimeve për zjarrvënie pas pushtimit të Rusisë.