Gjendet i vdekur në bunar një person në Drenas
03 tetor 2023
| 08:24
Një person në Drenas është gjetur i vdekur dje në një bunar në pyllin e fshatit Abri të Epërme në Drenas.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.
“Fsh. Abri e Epërme, Gllogoc. 02.10.2023 – 19:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.