Gjendet i vdekur në burg miliarderi i antivirusit
23 qershor 2021
| 22:24
Është gjetur i vdekur në qelitë e burgut në Spanjë, John McAfee, krijuesi amerikan i anti-virusit me të njëjtin emër.
McAfee ishte arrestuar pak kohë më parë për evazion fiskal dhe për të ishte vendosur së fundmi të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti i Drejtësisë i ngriti këto akuza ndaj John McAfee pasi Komisioni për Sigurinë dhe Shkëmbimin kishte paditur 75-vjeçarin sepse kishte fituar 23.1 milionë dollarë kompensim nga rekomandimi për investim në 7 kriptovaluta që në fakt ishin false dhe mashtrim, shkruan a2news.
McAfee pretendohet të ketë fituar miliona të ardhura nga promovimi i kriptovalutave, si dhe përmes punës konsulente, fjalimeve dhe shitjes së të drejtave për historinë e jetës së tij për një dokumentar.