
Gjendet i vdekur në fushë një person në Prapashticë të Prishtinës
09 mars 2025
| 09:04
Një burrë ka vdekur në Prapashticë të Prishtinës.
Sipas Policisë si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë ai ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga mjekët ka rezultuar pa shenja jete.
“HETIM I VDEKJES- Prapashticë, Prishtinë / 08.03.2025 – 17:00. Si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë viktima mashkull kosovar ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar që viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i dorëzohet mjekësisë ligjore për obduksion.”