Gjendet i vdekur në liqen babai i portierit të Liverpoolit

25 shkurt 2021 | 14:11

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen e portierit të Liverpoolit, Alisson Becker. Babai i tij, Jose Agostinho Becker, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare në jug të Brazilit.

Mediat vendase bëjnë me dije se ai  është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të babait gardianit të Liverpoolit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Twitter”.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të portierëve, Alisson dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit brazilian. Siç raportohet, 57-vjeçari ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të enjten ka nënshkruar memorandum…