Gjendet i vdekur në rrugë një person në Mitrovicë
Një person është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë, pasditen e së dielës në Mitrovicë.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Ndërkohë, në raportin ditor të policisë është bërë me dije se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.