Gjendet i vdekur një 18-vjeçar në fshatin Llukë të Deçanit
28 nëntor 2023
| 19:14
Një person i gjinisë mashkullore 18-vjeç dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Llukë të Deçanit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, u shpreh Nikçi.