
Gjendet i vdekur një 28-vjeçar në lagjën Mati 1, dyshohet të jetë vetëvrarë
Një person dyshohet të jetë vetëvrarë, pasi është gjetur pa shenja jete në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.
Lajmi u konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku u tha se nga dyshimet e para ka të bëjë me vetëvrasje, porse duhet pritur ekzaminimet e mëtutjeshme.
Në anën tjetër, mësohet se i ndjeri është i gjinisë mashkull dhe i moshës 28 vjeç.
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, thuhet në raportin e policisë.