Gjendet i vdekur një burrë në lumin Drin

28 qershor 2024 | 20:41

Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në lumin Drin.

Kështu bën të ditur Policia e Shqipërsië, ku shtojnë se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40-vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
itën e sotme janë publikuar të dhëna interesante nga regjistrimi…