Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, pranë tij është gjetur një revole dhe një gëzhojë
10 korrik 2020
| 10:59
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Afrim Zhitia”, në Prishtinë, është gjetur i vdekur një person.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Afrim Zhitia, Prishtinë, 09.07.2020-13:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjete pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.