
Gjendet i vdekur një person në banesën e cila u përfshi nga flakët në Gjilan
Në qytetin e Gjilanit dje një banesë është përfshi nga flakët.
Dhe për pasojë pronari i banesës ka mbetur i vdekur brenda. Aty kishin dalë policia dhe njësitet e zjarrëfiksëve të cilët kishin bërë të mundur evakuimin e njerëzve nga ndërtesa.
Pas shuarjes së zjarrit është gjetur trupi i viktimës pa shenja jete.
Njoftimi i plotë:
Gjilan 08.07.2023 – 08:45. Është raportuar se një banesë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa, ndërsa në banesën ku ishte shkaktuar zjarri për një kohë nuk ka qenë e mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit. Pas lokalizimit të zjarrit në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull pronar i banesës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë prezantuar: prokurori kujdestar, njësia e hetimeve rajonale, inspektorët për hetimin e zjarrit si dhe njësia e KEDS. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.