Gjendet i vdekur një person në Drenas
20 gusht 2021
| 09:14
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Drenas është gjetur pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 22:02.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për procedura mortore.