Gjendet i vdekur një person në Gjilan
03 korrik 2023
| 11:29
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Gjilan.
Në raportin e policisë është thënë se lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe njësiti i emergjencës ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i personit në fjalë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.