
Gjendet i vdekur një person në Kaçanik
08 shtator 2020
| 10:28
Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij mbrëmë në Kaçanik.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportonin 24-orësh, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin e policisë.