
Gjendet i vdekur një person në një lokal në Ferizaj, rasti po hetohet
28 nëntor 2023
| 11:35
Një person raportohet se në njërën nga dhomat e një lokali është gjetur pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se në njërën nga dhomat e lokalit pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.