Gjendet i vdekur një person në Pejë

14 qershor 2021 | 11:28

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Pejë, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e…