Gjendet i vdekur një person në Pejë
13 qershor 2024
| 17:16
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe trupi i tij është dërguar për obduksion.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Kastrati’ në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ‘hetim i vdekjes’”, ka njoftuar Rugova.