![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/peja.jpg)
Gjendet i vdekur një person në Pejë
14 qershor 2024
| 11:13
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.
Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.