Policia e Kosovës ka raportuar për një hetim mbi vdekjen e një qytetari.
Qytetari është gjetur pa shenja jete.
Rasti tashmë është nën hetime.
“HETIM MBI VDEKJEN
Parkingu i QKUK-Prishtinë 29.11.2024-23:15. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime” – ka njoftuar PK-ja.