Gjendet i vdekur një person në Prizren, dyshohet se bëri vetëvrasje
11 janar 2024
| 08:53
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:20.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë automatike me të cilën dyshohet që viktima ka qëlluar veten”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.