Gjendet i vdekur një person në veturën e tij në autostradën “Ibrahim Rugova”

25 nëntor 2019 | 09:43

Një person është gjetur i vdekur brenda veturës së tij në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Mbrëmë rreth orës 19:15 është gjetur nga policia një trup i pajetë në një veturë në kilometrin ë dhjetë të autostradës “Ibrahim Rugova” nga Vërmica në drejtim të Prizrenit”.

“Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Osmanollaj shkurtimisht përmes telefonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfshirja e përfaqësuesit të komunitetit serb në Qeverinë e ardhshme…