Gjendet i vrarë një person në një veturë në Lladrovc të Malishevës

04 gusht 2018 | 19:03

Në fshatin Lladrovc të Malishevës sot (e shtunë),  është gjetur trupi i pa jetë 57 vjeçarit S.B.

Udhëheqësja e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës në Gjakovë, Lirie Beqiaraj ka njoftuar se “në ora 09:30 stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Lladrovc në rrugë gjendet një veturë në të cilën dyshohet se është një person pa shenja jete”.

Menjëherë policia me të gjitha njësitë relevante ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës S.B. 57 vjeçar. “Nga hetimet fillestare dyshohet për vrasje. Hetimet e drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjakovë,  në mënyrë intensive po punojnë në  hetimin  dhe ndriçimin e këtij rasti. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, njoftoi Beqiaraj, përcjell “Telegrafi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
6 nga 10 lodrat për fëmijë që janë testuar në…