Gjendet kutia e zezë e avionit që u rrëzua në Indonezi
01 nëntor 2018
| 11:09
Autoritetet në Indonezi kanë gjetur “kutinë e zezë” të një aeroplani që është rrëzuar të hënën në Detin Java.
Kutia përmban të dhënat e fluturimit JT 610, që i përkiste kompanisë “Lion Air”.
Aeroplani, me 189 njerëz në bord është rrëzuar shumë shpejt pasi ishte nisur nga Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë.
Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.
Po ashtu nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por kutia e zezë tani pritet t’i ndihmojë ekspertët e sigurisë së aviacionit për të përcaktuar shkakun.
Ka pasur raporte se avioni ka pasur probleme teknike gjatë disa fluturimeve të mëhershme.