Gjendet marihuanë në burgun e Dubravës

12 mars 2021 | 11:25

Në burgun e Dubravës, oficerët korrektues kanë gjetur gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 8 gram.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur para dy ditësh.

“Është raportuar se në qendrën korrektuese të burgut në Dubravë oficerët korrektues kishin gjetur gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 8 gram. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori…