
Gjendet mjet i pashpërthyer në Skenderaj
09 qershor 2023
| 11:40
Një person në Skenderaj, mëngjesin e djeshëm ka njoftuar policinë se ka hasur në një mjet të dyshimtë në rrugën “Emin Lati”.
Është bërë me dije se patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it amerikan, të cilët e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt.