Gjendet mjet shpërthyes pranë hekurudhës në Fushë Kosovë, FSK-ja dhe KFOR-i e deminojnë në mënyrë të sigurt
23 qershor 2021
| 13:04
Mesditën e së martës që e lëmë pas, një banor i fshatit Miradi të Fushë Kosovës, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
I njëjti këtë mjet e parë pranë hekurudhës së asaj zone, ndërsa për rastin ai e ka lajmëruar menjëherë autoritetet policore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitet FSK-së dhe KFOR-it për deminimin, dolën në vendngjarje dhe bënë tërheqjen e mjetit të dyshuar.
E gjithë kjo procedurë është zhvilluar në mënyrë të sigurt dhe pa pasoja në njerëz apo materiale.