Gjendet në Klinë një veturë me targa të Zvicrës, kërkohej nga Interpoli

26 shtator 2024 | 08:36

Dje në Klinë është gjetur një veturë me targa të Zvicrës, që ishte e vënë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Sipas policisë ajo ishte e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

Vetura është sekuestruar.

“Klinë  25.09.2024 – 17:00. Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Dragani dhe një grup i bashkëkombësve të tij serb…