Gjendet një bombë me peshë 500 kg në hapësirat e aviacionit
27 dhjetor 2020
| 13:57
Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe është zhvendosur në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.
“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, ri konfirmojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit”, ka shkruar ajo.
Bomba i kishte mbijetuar viteve të tëra që nga Lufta e dytë Botërore dhe është zbuluar e pa dëmtuar. Mesiguri që të tilla ka ende por duhet kujdes i shtuar sepse zonat kryesore të vendit të asaj kohe munden të kenë shumë të tilla.