Gjendet një delfin i ngordhur në bregdetin e Vlorës

20 qershor 2023 | 11:38

Një delfin rreth 500 kg, me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjeç, është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të vjetër në Vlorë.

Dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit. Siç shihet në foto pushues të shumtë janë kuriozë duke i bërë dhe foto delfinit të ngordhur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisori Koloreto Cukali i filmit “Në kuadër të dashurisë”, me…