Gjendet një kanaçe e “Coca Cola”-s e vitit 1988
16 prill 2019
| 11:26
Një kanaçe e “Coca Cola”-s e vitit 1988 është gjetur në një plazh pranë Edinburghit të Mbretërisë së Bashkuar.
Në të hasën vullnetarët të cilët po pastronin atë zonë nga plehrat.
Kanaçeja 31-vjeçare, pjesë e mbeturinave, përmban një promocion për Olimpiadën e Seulit dhe ishte një nga më shumë se 400 artikujt e mbledhur në plazhin Cramond.