
Gjendet një krijesë misterioze në bregdet, habiten shkencëtarët
09 qershor 2019
| 15:43
Një krijesë misterioze është gjetur në një plazh të Karolinës së Veriut. Ka qenë një kalimtar i rastit ai që zbuloi gjallesën e pazakontë, të mbuluar me gjemba.
Në një postim në “Facebook”, qytetari bëri thirrje për identifikimin e krijesës nga publiku. Pas postimit të fotografive, ekspertët e shërbimit të Parkut Kombëtar ende nuk kanë mundur që t’i japin një emër kësaj gjallese të gjetur në bregdet.
Disa thonë se bëhet fjalë për një peshk të dekompozuar puffer.