Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

28 maj 2020 | 13:11

Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt të pa banuar në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin e ka bërë me dije Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.

Ai ka thënë për “Klan Kosova” se në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë të cilat janë duke u marrë me rastin.

Zahiti ka theksuar se dyshohet që trupi i pajetë është i 66-vjeçarit që është raportuar si i zhdukur nga familjarët dje në polici.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe pritet të zbatojë masa lokale dhe jo…