Gjendet një person i vdekur në Gjilan

20 tetor 2024 | 09:14

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë përgjatë së shtunës në Gjilan.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se viktima është i gjinisë mashkullore.

“Gjilan / 19.10.2024 – NN. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 24 tetor, në Bruksel do të mbahet takimi i…