Gjendet një person i vdekur në Istog, policia jep detaje
01 mars 2021
| 10:38
Një person është gjetur i vdekur mbrëmë në fshatin Sudenicë të komunës së Istogut.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Rastin për “klanKosova.tv” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me datë 28.02.2021 kemi marrë informatën për një person pa shenja jete në fshatin Sudenicë të Istogut. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Rugova.