![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/FCE59B7B-3FA2-4E4C-81AB-0A38F5F09FC1.jpeg)
Gjendet një person i vdekur në një pyll të Skenderajt
28 qershor 2021
| 09:24
Një person është gjetur pa shenja jete në Skenderaj
Policia njofton se rasti është lajmëruar nga një dëshmitar i cili e kishte gjetur viktimën në pyll.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.