Gjendet një person i vdekur në Skënderaj, policia jep detaje

28 qershor 2020 | 10:32

Një person në Skënderaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Izbicë.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2 mijë e 542 të infektuar, 47 të vdekur dhe…