Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, policia jep detaje

03 shkurt 2025 | 21:07

Një raketahedhës e tipit M80 me kalibër 64mm është gjetur gjatë patrullimit në zonën kufitare me Serbinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Sot, me datën 03.02.2025, rreth orës 16:00, ndërsa policët ishin duke patrulluar në zonën kufitare në bazë të informacioneve për rrugë alternative të përdorura për kontrabandë të mallrave, ata hasën në një qese najloni të zezë që duket e dyshimtë. Pas arritjes në vendngjarje e ekipit të forenzikës rajonale, u vërtetua se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 me kalibër 64mm,” tha Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni zgjedhor i Kosovës, ka reaguar pas raportimeve për transportimin…