Gjendet një trup i pajetë në Leposaviq

18 tetor 2023 | 22:49

Një trup i pajetë është gjetur në një zonë malore të Leposaviqit.

Vdekja po konsiderohet e dyshimtë, mirëpo nga Policia thonë se i vdekuri ishte zënë nga një dru.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga hetimet fillestare dyshohet për vdekje aksidentale.

“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimt por dyshojm se vdekja ka ardhe si pasoj e lëndimit nga drunjët që i kanë rënë përmbi trupin e tij”, ka thënë Veton Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari Ilir Mirena, ka reaguar pas bojkotimit të…