Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Komanit
26 janar 2025
| 17:20
Një person i pajetë është gjetur në ujërat e Komanit.
Ky trup është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe është nisur në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e tij./abcnews.al