Gjendet një varrezë dhe një spital nën ujë në Florida
Diçka që e veçon parkun nacional Dry Torungas në Florida të SHBA-ve është se atje u zbulua një varrezë dhe një spital nënujor.
Ky sipas arkeologëve amerikan është zbulim historik.
Ata thonë se spitali është shfrytëzuar për trajtim të pacientëve me sëmundjen tropikale “ethet e verdha” në mes viteve 1860 e 1900, kur vendi nuk ishte i zhytur në ujë.
Studiuesit në gushtin e vitit të kaluar hasën në këtë pjesë ku vazhduan me surveimet. Projektin e studimit e realizuan përgjegjës të parkut bashkë me anëtarë të shërbimit të parkut nga qendra Submerged, me qendrën Southeast Archeological center dhe studentë të diplomuar të Universitetit të Majamit.
Shërbimi i këtij parku ka sqaruar se të dhëna historike tregojnë se ushtarët amerikanë ishin stacionuar në Fort Jefferson dhe mund të jenë varrosur atje. Kjo pjesë ishte e banuar edhe me personel militant, inxhinierë, staf prkrahës, të burgosur dhe familjarë të tyre.
Sëmundja “ethet e verdha: ishin përhapur gjerë në ishull në atë kohë, ku nga ajo në vitet e 1860 e 1870 kanë vdekur numër i madh personash, thuhet në një shkrim të lansuar.
Josh Marano, i cili është njëri prej arkeologëve detar për parkun nacional në South Florida, njëjerësh përgjegjës për surveim i këtij projekti, në një deklaratë ka thënë se ky zbulim nxjerr në pah potencialin se atje mund të fshihen tregime të parrëfyera.
Sipas tyre, ata janë duke u munduar të kuptojnë më shumë për Greer dhe personat tjerë të cilët ishin varrosur në këtë varrezë që tani është nën ujë.