Gjendet pa shenja jete 18-vjeçari në Prizren
02 mars 2020
| 10:25
Policia ka raportuar se në fshatin Medvec të Prizrenit është gjetur pa shenja jete një 18-vjeçar.
I njëjti është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Prizrenit ku është konfirmuar vdekja e tij.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas mjekëve viktima nuk ka pasur shenja dhune. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.