Gjendet pa shenja jete 56 vjeçari nga Vushtrria që u raportua i zhdukur para disa javësh
Është gjetur pa shenja jete Driton Stranaj, 56 vjeçari nga Vushtrria i cili u raportua i zhdukur nga familja para javësh.
Lajmi për Klan Kosova u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Zahiti tha se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një zonë malore në fshatin Skoqne të Vushtrrisë.
“Në orët e pasdites së sotme Policia në Vushtrri ka pranuar informacion nga ana e një qytetari mashkull kosovar i cili ka informuar se në një zonë malore në fshatin Skoqne të Vushtrrisë, kishte hasur në një person të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët trupi i pajetë”.
“Viktima D. S., 56 vjeçar, që nga data 09.02.2021 ishte i raportuar si person i zhdukur në Stacionin Policor në Vushtrri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.
Klan Kosova ka raportuar në lidhje me rastin e Driton Stranajt.
Bashkangjitur e gjeni kronikën e datës 17 shkurt 2021.