Gjendet pa shenja jete një 45-vjeçar në Obiliq

28 shkurt 2024 | 10:34

Mëngjesin e sotëm, në komunën e Obiliqit, është gjetur pa shenja jete një 45-vjeçar.

Ndërsa, rasti e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TE SHESHI-K, Sh.P.K, shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…