![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/Lajmi-i-Fundit-02.jpg)
Gjendet pa shenja jete një 50-vjeçar në Mitrovicë
Gjatë ditës së sotme në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete një person i moshës 50-vjeçare.
Lajmin për mediet e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Në njoftimin e policisë është thënë se njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, është bërë me dije se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ‘Artim Jashari’ në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50-vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thëna Zahiti.