
Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj
11 dhjetor 2020
| 10:52
Dje në Ferizaj është raportuar se në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.