
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
25 dhjetor 2022
| 12:32
Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën, rreth orës 13 e 30, në Gjilan.
Në vendngjarje kanë dalë prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.