Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
27 prill 2023
| 10:52
Një qytetar në Gjilan është gjetur të mërkurën pa shenja jete.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas familjarëve, viktima kishte pasur probleme shëndetësore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.